Stafi i Trumpit thotë se nuk do të ndryshojë qasja ndaj Kosovës: Por, kemi probleme më të mëdha në botë!

12.11.2016 22:32:51

Politika amerikane karshi Kosovës nuk pritet të ndryshojë, pavarësisht ardhjes në pushtet të Donald Trumpo për të cilin thuhet se “do të ketë raporte të mira me Rusinë”.

Dje, në një konferencë të stafit të Trumpit, një gazetar rus ka pyetur se cila do të jetë qasja amerikane karshi Kosovës. Përgjigja e njërit prej këshilltarëve të presidentit të porsazgjedhur amerikan ka lënë të nënkuptohet se politika e jashtme amerikane nuk do ta ketë Kosovën në krye të agjendës, transmeton gazetametro.net.

“Çështja e Kosovës do të trajtohet ashtu siç është trajtuar deri tash. Do t’i ndihmojmë ata të vendosin për veten e tyre e për të ardhmen. Ne kemi probleme më të mëdha për t’u marrë nëpër botë”, ka qenë përgjigja e këshilltarit të Trump në pyetjen e gazetarit rus, në konferencën që ka zgjatur rreth tre orë e gjysmë.