Starnawski thyen rekordin në Matkë

19.08.2017 20:33:20

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia theu rekordin e thellësisë dhe arriti të zhytet në 240 metra në shpellën nëntokësore Vrello në Matkë. Starnawski së bashku me ekip të zhytësve vendas nga klubi i zhytësve ‘Aquatech’ dhe klubi i speleo-zhytëvse ‘Vrello’ nga Shkupi pas më shumë se pesë orëve zhytje arriti thellësinë prej 240 metra.

‘Vrello Matka është një shpellë e jashtëzakonshme me ujë të kristaltë dhe galeri gjigante. Me ndihmën e zhytësve nga Maqedonia, të udhëhequr nga klubi ‘Aquatech’, bëmë hulumtim në thellësi prej 240 metra dhe hapësirë rreth 800 metra dhe vërtetuam se ka shumë mundësi tjera për hulumtime të reja gjatë ekspeditave të radhës. Unë jam në kërkim të shpellës më të thellë në botë dhe Vrello ka këtë potencial dhe shpresoj që në ekspeditën e rradhës të mund t’a arrijmë këtë gjë’, tha Starnawski.

Zhytësi polak Krzysztof Starnawski ka thyer rekordin për zhytje më të thellë deri në 230 metra në shpellën nënujore Vrello në Matkë. Polaku njëherit e ka thyer edhe rekordin e italianit Luigi Casati, ku u zhyt deri më 212 metra.