Statistikat (pjesa e parë), Ukrainë – Kosovë (Foto)

09.10.2016 18:57:44

Kosova po pëson humbje 1-0 pas pjesës së parë ndaj Ukrainës në ndeshjen që po zhvillohet në Krakovë të Polonisë.

Një situatë e pa fat bëri që Kosova të pranonte gol, pavarësisht lojës së mirë të shfaqur.

Në përgjithësi, Ukraina shfaqi lojë më dominuese me 66 për qind të posedimit të topit, kurse Kosova kishte 34 për qind të posedimit të topit dhe rrezikoi me kundërsulme.

Kosova në anën tjetër kishte më shumë goditje se Ukraina.

Katër goditje gjithsej dhe një në portën e Ukrainës kishte Kosova, teksa Ukraina kishte vetëm tri goditje dhe vetëm një në portë, ajo e cila edhe përfundoi në gol.

Të shpresojmë për përmirësim të statistikave të Kosovës në pjesën e dytë.

kosova 2