Statistikta të frikshme të koronavirusit në Kosovë

Statistikta të frikshme të koronavirusit në Kosovë

29.07.2020 11:21:41

Kosova ka regjistruar raste të reja me koronavirus, teksa Qeveria ka marrë masa të reja në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19.

239 raste pozitive u regjistruan të martën – një tjetër ditë ku numri i rasteve shkoi mbi 100.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.129 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.331.

Kërkesa për hospitalizim po rritet çdo ditë e më shumë, ndërsa kryeministri, Avdullah Hoti, ka thënë se Kosovës i kanë mbetur edhe pak shtretër në dispozicion.