Statusi i gjyqtarëve/ Bashkim Fino dhe Rudina Hajdari bëhen bashkë, zbuloni arsyen

13.07.2019 21:29:33

Qeveria propozon ndryshime të reja në një nga 7 ligjet e paketës së reformës në drejtësi, që u miratuan në 2016. Bëhet fjalë për ligjin për statusin e gjyqtarëve të prokurorëve.

Referuar projektligjit të botuar në Faqen Zyrtare të Parlamentit, rezulton se është propozuar ndryshimi i 16 neneve, përmes të cilave synohet të garantohet trasparencë në emërimin dhe promovimin në karrierë të magjistratëve.

Projektligji në fjalë është iniciuar nga deputetët e maxhorancës, Bashkim Fino, Adnor Shameti dhe Alket Hyseni, si dhe dy deputetët e opozitës së re, Rudina Hajdari e Myslim Murrizi.

Nevoja për ndryshimet në ligj, lindi pas vendimit të gjykatës Kushtetuese në 2017, e cila pranoi pjesërisht kërkesën e Shoqatës së Gjyqtarëve, të cilët kundërshtonin një sërë nenesh të ligjit “Për statusin”, duke i cilësuar si antikushtetuese.

Në relacion, thuhet se “shtesat dhe ndryshimet e propozuara janë të domosdoshme me qëllim plotësimin e vakuumit ligjor të krijuar nga shfuqizimi i dispozitave që lidhen me shkeljet disiplinore të magjistratëve. Plotësimi i këtij vakuumi ligjor është i nevojshëm për të garantuar zbatimin e parimeve të llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë së magjistratëve, bazuar në elementet e procesit të rregullt ligjor, sipas standardeve më të mira ndërkombëtare”.

Nenet më të rëndësishme janë ato që parashikojne dispozitat e shkeljeve disiplinore nga ana e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilat u shfuqizuan si antikushtetuese. Dispozitat e propozuara kane trajtuar ne menyre te qarte dhe shterruese shkeljet disiplinore duke i ndare ato ne shkelje disiplinore gjate ushtrimit te funksionit; jashte ushtrimit te funksionit; dhe per shkak te kryerjes se vepres penale.

Kjo e fundit nënkupton rastet kur gjyqtari apo prokurori është dënuar me vendim të formës së prerë për një vepër penale, apo kur veprimet dhe mosveprimet e tij konsiderohen sjellje që diskretitojnë rëndë figurën e magjitratit.

Ndryshe nga më herët, kur magjistratëve ndaj të cilëve ka nisur një shkelje disiplinore, iu mohohej e drejta për tu njohura me provat, tashmë ata kanë të drejtën të njihen me dokumentat e dosjes dhe të marrë një kopje të saj, përpara se Këshilli të marrë vendimin.

Megjithatë, ligjvënësi ka parashikuar disa raste, kur gjyqtarit ose prokurorit, i kufizohet e drejta për tu njohur me dosjen dhe kjo ndodh kur shkaktohet një dëm I rëndë për cështje që kanë të bëjnë me sigurinë kombetare, apo cenohen të drejtat e një persopni tjetër.

Gjithashtu, një tjetër ndryshim lidhet me moshën e pensionit të magjistratëve. “Ndryshimet e propozuara synojne te vendosin rregulla dhe procedura te qarta per perfundimin e mandatit te gjyqtareve te Gjykates se Larte kur mbushin moshen e pensionit gjate ushtrimit te funksionit”. Projektligji u është dërguar për konsultim grupeve të interesit dhe gjasat janë që të miratohet në Parlament vjeshtën e këtij viti.