Steven Gerrard pranon ofertën e Liverpoolit

04.12.2016 22:47:03

Një tjetër bashkim mes Liverpoolit dhe Steve Gerrard do të ndodh shumë shpejtë.

Kapiteni legjendar Steven Gerrard ka pranuar ofertën e Liverpoolit, për të marrë drejtimin e skuadrës së të rinjve.

Kështu ka raportuar ‘DailyMirror’, që shkruan se 38 vjeçari do të drejtoi skuadrën e të rinjve të Liverpoolit, ku pritet t’i marrë edhe hapat e parë në rrugën për t’u bërë trajner.

Sigurisht se dëshira e Gerrardit është që një ditë të drejtojë skuadrën e parë të Liverpoolit.