Stoltenberg fton Rusinë të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare

25.08.2017 13:19:34

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg sot e ka ftuar Rusinë të jetë transparente në ushtrimet e saj ushtarake dhe të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare.

NATO do të  monitorojë ushtrimin ushtarak të Rusisë “Perëndimi”, që  do të mbahet në Bjellorusi dhe në perëndim të Rusisë, njofton Reuters.