Stoltenberg: KFOR-i garanton paqen dhe sigurinë në Kosovë

03.02.2017 14:48:26

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pas takimit që pati me kryeministrin e vendit Isa Mustafa, në një konferencë për media theksoi se është kënaqësi që është sërish në Prishtinë.

Stoltenberg theksoi se Stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është me rëndësi për NATO-n.

“NATO-ja do të vazhdojë ta mbështes FSK-në brena mandatit të saj. Njëkohësisht procesi i normalizimit të marrëdhënieve Kosovë- Serbi është drejt rrugës së duhur, dhe unë e vlerësoj këtë”, tha Stoltenberg, transmeton Telegrafi.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, më tej shtoi se është jetësore që marrëveshjet e arritura gjatë dialogut të vazhdojnë të implementohen.

Ai theksoi se sot gjatë takimit me kryeministrin Mustafa, diskutuan rreth nevojës për t’i ulur tensionet mes Kosovës- Serbisë.

Stoltenberg theksoi se NATO-ja do të mbetet e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës.

“Jemi në gjendje që ta mbajmë stabilitetin, paqen dhe sigurinë në Kosovë. Rreth 4500 trupa kemi këtu dhe këtu dhe kjo është sinjal për zotimin tonë që Kosova të jetë e qetë. KFOR-i është reaguesi i tretë, pastaj policia, EULEX-i dhe KFOR-i”, tha Stoltenberg.

Ai shtoi se KFOR-i është themeli i paqes dhe stabilitetit.

“Prania e KFOR-it është themeli i paqes dhe stabilitetit dhe kjo është arsyeja pse kemi vendosur ta mbajmë atë ende në Kosovë”, tha Stoltenberg.

Ai shoti se nuk duhet të merremi me nxitje por të vazhdojmë me rrugën e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradin.
Stoltenberg shoti se të gjitha palët duhet të tregon përmbajtje.