Stoltenberg telefonon Zaevin, i uron postin e Kryeministrit

01.06.2017 12:04:51

Përmes një kumtese dërguar opinionit publik, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, njofton se ka folur në telefon me Kryeministrin e ri të Maqedonisë, Zoran Zaev

 

Stoltenberg bën të ditur se kanë ra në ujdi për rëndësinë e adresimit të reformave urgjente të nevojshme, përfshirë qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit.

Sipas tij, këto reforma do të jenë në të mirë të qytetarëve të vendit dhe do ta lëvizin përpara aspiratën për euro-integrime.

Sekretari Stoltenberg thekson se NATO-ja është e interesuar për një shtet stabil, demokratik dhe përparues, si pjesë të rajonit të Ballkanit Perëndimor, duke u zotuar se me përparimin e Shkupit, NATO-ja do të vëzhdojë me mbështetjen e saj.