“Stop lojërave me Reformën në Drejtësi”/ Meta: Jam gati të përballem me të gjithë!

22.05.2020 13:31:16

Presidenti Ilir Meta deklaroi sot se prej katër vitesh ka bërë thirrje që t’i jepet fund lojërave me Reformën në drejtësi.

Ai theksoi se është gati të ballafaqohet me të gjithë aktorët për të parë kush po bën lojëra me reformën.

“Sa më takon mua kam 4 vjet që i them stop lojërave të Reformës në Drejtësi dhe ambasadorja ka të drejtë, sepse ka katër vjet.

Këtë e tregojnë kushtet e BE-së për Shqiëprinë. Shikoni sa kushte janë tani.

Shqetësimi është i drejtë, sese aktorët politk kanë luajtur më këtë çështje, unë nuk jam aktor politik, por drejtues i shtetit.

Nuk ka suprizuar askënd me veprimet e tij, sepse gjithçka ka qenë e dokumentuar.

Pë çdo akt që presidenti ka ndërmarrë ka kërkuar bashkëpunimin e të gjithëve dhe ju e dini sa lojëra janë bërë e zhvulluar.

Jam i gatshëm të ballafaqohen me të gjithë aktorët për të parë kush po bën lojëra me reformën në drejtësi”, deklaroi Meta.