Strakosha merr lajmin e karrierës

20.10.2016 19:24:43

Portierit shqiptar Thomas Strakosha i mjaftuan tre ndeshje si titullar në radhët e Lazios për të treguar potencialin e tij.

Gardiani i kombëtares shqiptare të 21-vjeçarve pas paraqitjes fantastike ndaj Udineses dhe Empolit duke e mbajtur portën të paprekur, si edhe ndaj Milanit, ndonëse skuadra u mposht ka bindur drejtorin sportiv Igli Tare por edhe presidentin Claudio Lotito ti ofrojnë një kontratë të re.

Sipas asaj që raporton media pranë klubit “Lalaziosiamonoi.it” pas rinovimit të mesfushorit Marco Parolo, drejtuesit po përgatisin një kontratë të re edhe për gardian shqiptar, që i përfundon në 2017.

Marrëveshja e re mes drejtuesve dhe Strakoshës do të jetë për pesë vite në vazhdim, çka dëshmon besimin që klubi ka ndaj portierit shqiptar.