Strategjia e imponimit në heshtje!

20.10.2019 19:53:06

Nga Driton Hyseni

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq, duket çartë që është pro një kompromisi me shqiptarët. Por, meqë ai ende e sheh Kosovën si pjesë të territorit serb, duket se është i gatshëm t’ia jap Kosovën shqiptarëve duke ia marrë veriun e saj. Kurse sa i përket Luginës së Preshevës, presidenti serb, nuk ka ndonjë plan të ri mbi të, pos strategjisë së planifikuar që moti për imponimin e largimit të shqiptarëve nga kjo pjesë, gjithnjë në heshtje.
Nëse politikanët shqiptarë do t’i binden këtij kompromisi, nuk do t’i bie se fituan, përkundrazi do humbin shumë. Do humbin territor të bollshëm, sikur në Konferencën e Londrës, por nuk do kenë më të drejtën e të kërkuarit reciprocitet, se nuk do kenë popull më në atë territor.
Me këtë po shuhet vullneti politik i popullit në Luginë të Preshevës që është shprehë me referendumin e 1 dhe 2 marsit të 1992-së për bashkëngjitje me Kosovë, si dhe po zbehet lufta çlirimtare e UÇPMB-së dhe Marrëveshja paqësore e Konçulit e vitit 2001, krahas kësaj do të bien në ujë opsionet e deritashme për shkëmbim territoresh dhe korrigjim të kufijve në mes Kosovës dhe Serbisë.