Stratfor: “Rusia godet folenë e grerëzave në Ballkan”, ndikimi rus përfshin edhe Kosovën

30.03.2017 22:47:35

Instituti amerikan për kërkime Stratfor, i cili merret me analiza gjeopolitike, strategjike dhe parashikime, publikoi parashikimin e fundit për Ballkanin në masën e ndikimit rus.

Në analizën “Rusia godet folën e grerëzave në Ballkan”, Stratfor parashikoi tre elemente kyçe që do të jenë periudha e ardhshme.

Aty (në analizë) thuhet se Moska do të vazhdojë të shfrytëzojë ndarjet në Ballkan që “përfaqëson fazën për konkurrencën me fuqitë botërore”. Për më tepër ndikim i Rusisë do të vazhdojë të zgjerohet në “zonat e Ballkanit Perëndimor- Serbi, Veriun e Kosovës, Mal të Zi dhe Maqedoni”. Në fund, Stratfor parashikon që duke nxitur tensione në rajon, Kremlini do të shkaktojë një sërë krizash që perëndimi nuk do të jetë në gjendje t’i ndalojë.

Në analizën e tyre Stratfor kujton historinë e gadishullit Ballkanik, e cila u shënua me luftën e fuqive të forta botërore për ndikim.

“…në ish-Jugosllavi, ndikimi i Rusisë ishte i padiskutueshëm, por shpërbërja e vendit në vitin 1991, filloi të bjerë dhe sot është një situatë që vendet e Ballkanit janë të dominuar kryesisht nga Perëndimi. Megjithatë, si ndarja e Bashkimit Evropian dhe pasiguria në NATO, thellojnë fokusin e  Moskës për tu kthyer përsëri në rajonin e Ballkanit”, thuhet në analizë.

Kosova, Maqedonia, Sllovenia … mundësi për Rusinë

Pra, për të forcuar lidhjet ushtarake mes dy vendeve. Serbia do të merr dhuratë nga Moska gjashtë avionëve luftarak MiG-29 dhe dhjetëra tanke dhe automjete luftarake në të ardhmen.

Furnizimi më armë do të bëjë që të rriten tensionet në Kosovë, këto pikërisht do të janë premtime që po bëhen në prag të zgjedhjeve presidenciale të Serbisë për të motivuar votuesit.

Nga ana tjetër presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, akuzoi Serbinë se po zbaton “modelin e Krimesë në mënyrë që të zënë pjesën veriore të territorit të Kosovës. Ivica Daçiq, ministri i jashtëm serb, menjëherë telefonoi Rusinë dhe kërkoi ndihmë nga frika e një konflikti të mundshëm.

Më tej në analizë thuhet, se Kosova po flirton me idenë se Forca e Sigurisë do të konvertohet në një ushtri të vërtetë, e cila ka shtuar tensionet, por Shtetet e Bashkuara dhe NATO nuk janë shprehu bindës për të ndihmuar një iniciativë të tillë.

Autoritetet e Prishtinës kanë frikë së për shkak të ndarjes së BE dhe administratës së re në Uashington, Perëndimi nuk do të jetë i dedikuar të mbrojtur sovranitetin e Kosovës, kështu që Rusia mund ta përdorë krizën midis Serbisë dhe Kosovës.

Aktualisht Moska është duke u akuzuar se qëndron prapa konspiracionit dhe tentimit për vrasje të kryeministrit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Rusia ka hedhur poshtë akuzat për konspiracion, mirëpo qeveria malazeze e akuzon për ndërhyrje të qëllimshme. Megjithatë, në zgjedhjet e reja të 2018 mund t’i japin Rusisë një shans të ri për të mbjellë farën e përçarjes në brishtë në qeverinë e Malit të Zi