“Studentët”, Rama: Tjetër ditë e humbur, keni kërkesa e s’doni të flisni për to

12.12.2018 19:23:34

Studentët të ndarë në dy fronte, por jo të përçarë sipas tyre, vazhdojnë të protestojnë para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit duke i kërkuar kryeministrit Edi Rama përmbushjen e 8 kërkesave që i kanë formuluar prej kur nisi tubimi.

Por duke ju kundërpërgjigjur me ftesën e zakonshme që të dialogojnë me të, shefi i qeverisë nuk del nga Twitter-i dhe prej aty në postimin e disatë për sot, sërish pretendon se protesta është marrë peng nga 3 komponentët që ai përmendi dje në studion e Top Show.

“Një tjetër ditë e humbur me arsyen e Mosarsyes: Kam kërkesa po s’dua të flas për to, prandaj m’i plotëso! Kështu funksionon në Klinikën e Doktorreshë Monës, në Gjumin e Lul Artistit, në Megafonin e Profesor Qorrit, po jo në mësimet e demokracisë e të prindërve tuaj. Unë ju pres”, thotë kryeministri.