Studimi/ Në pikun e pandemisë, në SHBA do të vdesin 3000 veta në një ditë

06.04.2020 18:06:54

Piku i pandemisë në SHBA mendohet se është vetëm 10 ditë larg, e parashikimet e bëra nga shkencëtarët janë të frikshme. Referuar shifrave, mendohet se në një ditë të vetme do të humbin jetën për shkak të COVID-19, mbi 3 mijë persona.

Universiteti i Uashingtonit ka bërë publik studimin, ndërkohë që ka ngritur edhe shqetësimin se rrezik është edhe mungesa e shtretërve dhe pajisjeve të tjera për mjekët në këto ditë të vështira.

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo tha se të enjten do të jetë piku i pandemisë në metropolin amerikan.

Në bazë të të dhënave në qytet pritet që atë ditë të humbin jetën 878 persona.

Në Nju Jork problem janë pajisjet mjekësore ku duhen 12500 shtretër, ku 6 mijë nga këto shtretër për terapinë intensive.