Studimi: Tallja e vajzave të shëndosha në fëmijëri dyfishon gjasat e obezitetit

31.08.2018 22:23:59

Të quash një vajzë 10-vjeçare “të shëndoshë”, nënkupton se po i dyfishoni gjasat e të qenët e shëndoshë në moshën 19-vjeçare, sugjeron një studim i ri. Studimi zbuloi se nëse prindërit ose miqtë kritikojnë peshën e një vajze kur ajo është në moshë të re, atëherë stresi do ta përkeqësojë situatën disa vite më vonë.

Kërkuesit studiuan 2379 vajza, 58% prej të cilave ishin quajtur të shëndosha prej miqve, vëllezërve dhe motrave apo të njohurve të tyre. Pesha dhe gjatësia e tyre u mat kur ishin 10 dhe më pas 19 vjeçe. Fëmijët që ishin quajtur të shëndoshë në vegjëli, kishin shanse më të larta për t’u bërë obezë. Sa më i madh të ishte numri i atyre që i kishin tallur si të shëndosha, aq më i lartë ishte shansi i obezitetit.