Studimi, temperaturat e larta sjellin rezultatet të ulëta në provime

30.05.2018 11:37:45

Temperaturat e larta bëjnë që nxënësit të arrijnë rezultate më të dobëta në studimet e tyre. Në këtë përfundim ka arritur një studim i Universitetit të Harvardit dhe një varg universitetesh të tjera.

Sipas studiuesve ekonomikë, ekziston një lidhje mes temperaturave të larta dhe rezultateve më të ulëta në studime, në momentin që temperaturat rriten mbi 32 gradë celsius.

Bazuar në analizat e rezultateve të testeve të 10 milionë studentëve të shkollave të mesme për 13 vjet, rezulton se moti i nxehtë ka ndikim negativ në mësime.

Sipas studimit, përgjigjja më e mirë praktike ndaj këtij fakti mund të jetë përdorimi më i madh i kondicionerëve.

Studiuesit kanë kalkuluar se për çdo rritje të temperaturës për 0.55 gradë celsius brenda një viti, niveli i rezultateve në mësime ka rënë për 1 për qind.