Studiuesi gjerman: Imunitet nga virusi, më shumë se 15 për qind e popullsisë në Evropë

10.04.2020 08:50:26

Europa mund të jetë shumë më pranë “imunitetit të tufës” pasi një numër mjaft më i madh njerëzish nga sa mendohej mund të jenë infektuar. Një studim gjerman i realizuar në Gangelt, qyteti i mbiquajtur “Wuhani i Gjermanisë” si vendi ku shpërtheu epidemia, zbuloi se 15 % e njerëzve mund të jenë infektuar tashmë me virusin e të kenë krijuar imunitet.

Sipas llogarive të shkencëtarëve nëse 15% e njerëzve kanë antitrupa, atëherë niveli i vdekjeve në vend mund të shkojë në vetëm 0.37%.

Ndërkohë  një tjetër studim tregon se testimi i papërshtatshëm dhe i vonuar mund të jetë arsyeja pse disa vende evropiane, përfshirë Italinë dhe Spanjën, po përjetojnë shkallë shumë më të larta të viktimave (në krahasim me rastet e konfirmuara të konfirmuara) sesa Gjermania.

Kjo e fundit vlerësohet të ketë identifikuar rreth 15.6% të të gjitha rasteve të saj, krahasuar me vetëm 3.5% në Itali ose 1.7% në Spanjë. Shkalla e zbulimit mendohej të ishte edhe më e ulët në SHBA (1.6%) dhe në Mbretërinë e Bashkuar (1.2%).