Stuhi në Europë, të vdekur e të plagosur në Çeki, Poloni e Gjermani

30.10.2017 10:37:41

ë paktën pesë persona kanë vdekur pas një stuhie të fortë që është përplasur në Europën qendrore, duke shkaktuar shkëputje të energjisë elektrike dhe probleme në trafikun rrugor.

Viktima janë në Republikën Çeke, në Poloni dhe në Gjermani. Disa lumenj në veri të Çekisë janë mbi nivelin e zakonshëm. Në Poloni, më shumë se 200 mijë persona kanë mbetur pa energji elektrike. Në Gjermani, ka pasur përmbytje të mëdha. Në veçanti në Hamburg, uji ka pushtuar tregun historik të peshkut të qytetit dhe ka hyrë në lagjet HafenCity e Blankenese.

Viktimat – Në Republikën Çeke, rënia e një peme, ka vrarë një grua në qendër të vendit në Trebiç dhe një të moshuar në Jicin, në veri-lindje të Pragës. Një drejtues mjeti ka humbur jetën në makinën e tij në Poloni pasi u përplas kundër një peme që ishte rrëzuar në rrugë.

Probleme – Erërat e forta kanë ndërprerë qarkullimin e trenave në dhjetëra linja dhe në rrugë të ndryshme në Republikën Çeke. “Për momentin, me dhjetëra mijëra banesa, janë pa energji elektrike”, – ka thënë zëdhënësi i kompanisë elektro-energjetike, Cez, Sona Holingerova Hendrychova.