Stuhia e borës mbërthen Evropën, 13 të vdekur

09.01.2019 00:05:30

Rreth 13 persona kanë humbur jetën nga i ftohti dhe incidentet të shkaktuara nga stuhia e borës që kapluan Evropën në javët e fundit.

Qindra vetë u bllokuan në rajonet e alpeve dhe paralajmëruan për një rrezik të lartë të ortekëve, pjesët e Skandinavisë mbetën pa energji elektrike dhe erërat e forta shkaktuan vonesa dhe anulimin e fluturimeve në Holandë, derisa moti i ftohët dimërorë vazhdoi të mbërthente Evropën të martën .

Përpjekjet për gjetjen e 4 skiatorëve në Norvegji u anuluan për shkak të motit të ftohët dhe borës së madhe.

Një grua 29 vjeçare suedeze dhe tre finlandezë, 29, 32 dhe 36 vjeç, thuhet se kanë mbetur të vdekur pasi një ortek rreth 990 metra goditi luginën pranë qytetit verior të Tromsoe, javën e kaluar, shkruan Nbcnews, transmeton lajmi.net

Në Austri, qindra banorë mbetën të mbyllur në shtëpitë e tyre për shkak të rrugëve të bllokuara, dhe disa rajone përjetuan ndërprerje të energjisë elektrike pasi pemët e ngarkuara nga bora prishën linjat energjetike.

Shkollat ​​në disa rajone austriake mbetën të mbyllura, si dhe pronarët e shtëpive u ishte kërkuar  që të hiqnin borën nga çatitë e tyre, pasi disa ndërtesa u rrëzuan.

Një 78 vjeçar u plagos rëndë, pasi ra nga çatia e shtëpisë së tij në Turrach , derisa ishte duke e pastruar borën, njoftoi transmetuesi publik austriak.

Të hënën në mbrëmje 11 Alpinistët gjermanë u shpëtuan pasi kishin mbetur të ngujuar në një  mal pranë Salzburgut, pa ushqim dhe pa energji elektrike që nga e premtja.

Disa njerëz humbën jetën nga ortekët në ditët e fundit dhe autoritetet paralajmëruan se reshjet e vazhdueshme po rrisin rrezikun për më shumë ortekë. /