Stuhia e fuqishme bllokoi trafikun, lëvizte veturat si të ishin lodra

14.07.2017 16:25:42

Gjatë orëve të mesditës, qyteti Chengdu i Kinës është përfshirë nga një stuhi e fuqishme që bllokoi trafikun në tërësi.

Erërat i kanë lëvizur veturat si të ishin lodra, thyen shumë dyer dhe dritare të ndërtesave, si dhe shkaktoi probleme në rrjetin elektrik.

Videoja e postuar më poshtë, shfaq kalimtaret që nuk mund të lëvizin dhe që rrëzohen përtokë, ndërsa panelet e xhamit bien në dysheme.

Kjo gjendje që ka zgjatur për tre orë, ka rrëzuar qindra pemë, por nuk raportohet për njerëz të lënduar.