Stuhia shkakton ters, vajzat kuqezi mposhten nga Finlanda në ‘Elbasan Arena’

02.09.2019 20:59:43

Kombëtarja e femrave ka humbur thellë 0:3 ndaj Finlandës në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Elbasan Arena.

Furtuna dhe reshjet e shiut, si dhe rezultate i thellë humbës, janë një nisje e keqe në aventurën në kualifikueset e kampionatit Europian të 2021, pasi ekipi kuqezi u dorëzua pa kushte ndaj nordikëve.

Si pasojë e stuhisë së pazakontë, ndeshja u shty për 30 minuta. Në Grupin E të kualifikueseve janë gjithashtu Portugalia, Skocia dhe Qipro.

Shqipëria: Rexhepi, Rrahmani, Bajraktari (92’Hila), Maliqi, Elezaj, Maksuti, Krasniqi, Doçi, Franja, Gjini (88’Curraj), Morina

Trajner: Vioresin Sinani

Finlanda: Korpela, Hirinen, Vesterlund, Kuika, Engman (86’Kempi), Sumanen, Niman (60’Kolin), Koivisto, Oling, Kolanen (71’Fransi), Salstrom