Suarez me gjest të madh, e bën me lot tifozin e vogël (FOTO)

03.02.2017 22:24:54

Luis Suarez ka bërë një gjest të madh pas ndeshjes së Kupës që Barcelona e mposhti Atletico Madridin.

Sulmuesi i Barcelonës ka kaluar kordonin e policisë për t’i dhuruar fanellën një tifozi të vogël, që i thirri emrin e tij, i cili po ashtu mbante një flamur te Uruguait.

Pas takimit me Suarezin, fëmija nuk ka mundur të përmbahet nga lotët, shkruan ‘Mirror’.

ol aff