Sudan, arrestohet rekrutuesi i rrezikshëm i ISIS-it në Itali

14.11.2016 12:52:27

Është arrestuar në Sudan terroristi tunizian i konsideruar si një nga rekrutuesit e ISIS-it në Itali. Bëhet fjalë për Moez Fezzani, i njohur ndryshe si Abu Nassim: mes vitit 1997 dhe 2001, ai ka qenë pjesë e një celule të “Grupit salafit për predikim dhe luftë”, me bazë në Milano, që rekrutonte njerëz për të dërguar në luftë. Në vitin 2014, Fezzani është dënuar përfundimisht në Milano për krijim të organizatës kriminale për terrorizëm.

Ai ishte shpallur edhe në kërkim ndërkombëtar, pas dënimit përfundimtar me 5 vjet e 8 muaj nga Prokuroria e Milanos. Është individualizuar në Sudan falë punës së dy agjencive të inteligjencës italiane.

Fezzani konsiderohet një militant i rrezikshëm i Al Kaedës në Afganistan dhe njihet tashmë prej 20 vjetësh për aktivitetin e tij në një nga formacionet salafite të Ansar Al Sharia Tunisia (AST). I kapur në Pakistan në 2002-in, ka qëndruar i burgosur në bazën amerikane të Bagramit dhe pastaj është ekstraduar në Itali.

Në prill 2012 pas dënimit, është depërtuar në Tunizi. Kohët e fundit është lokalizuar në Libi, ku drejtonte një kamp stërvitor për aspirantë muxhahedinë. Në verën e vitit 2013 shkon në Siri për t’u kthyer sërish në Libi pas një viti, ku rekruton xhihadistë të ndryshëm. Ai kërkohej në Tunizi për organizim të atentateve në Muzeun e Bardos dhe nëHOTEL Imperial  të Sousse-së.