Suedia kërkon sqarim nga Amerika për deklaratat e Trumpit

19.02.2017 19:00:04

Ambasada e Suedisë në Uashington ka kërkuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit një shpjegim rreth deklaratave të Donald Trumpit, i cili kishte përmendur një ‘incident të sigurisë në Suedi të premten’.

Presidenti i Amerikës derisa po fliste në një tubim në Florida kishte thënë: ‘Shikoni se çfarë po ndodhë në Gjermani. E dini se çfarë ka ndodhur natën e fundit në Suedi. Suedia ka shumë probleme, kush do ta besonte”, kishte thënë Trump shkruan Reuters.

Reagimi ishte i menjëhershëm nga institucionet suedeze, të cilat kanë kërkuar sqarim nga Amerika, transmeton lajmi.net

“Ne kemi kërkuar përgjigje nga departamenti amerikan i shtetit. Ne jemi duke synuar ta qartësojmë situtatën”, ka thënë zëdhënësja e ministres së jashtme suedez,e Catarina Axelsson.