Suhareka nesër Ditë Zie për vdekjen e familjes 5-anëtarëshe në aksident trafiku

08.07.2018 19:16:43

Nesër Suhareka do të mbajë ditë zie në përkujtim të pesë viktimave anëtarë të së njëjtës familje që vdiqën sot si pasojë e një aksidenti trafiku në magjistralen Duhël-Suharekë

Lidhur me aksidentin tragjik që ndodhi sot në magjistralen Suharekë-Duhël ka reaguar edhe kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Muharremaj ka shprehur ngushëllime duke thënë se në momente të vështira, bashkëndjenë me familjet e tyre në pikëllim.

Postimi i plotë:

Sot jemi tronditur nga tragjedia që i ka ndodhur Familjes Sadikaj, e cila në aksident komunikacioni ka humbur 5 anëtarë, në magjistralen Duhël-Suharekë.

Si Kryetar Komune në emër të të gjithë qytetarëve të Komunës tonë u shprehë ngushllime.

Natyrisht në momente të vështira, ne bashkëndjejmë me familjarët tyre në këtë pikëllim.

Si Kryetar Komune do të marrë vendim që dita e vorrimit të shpallet Ditë Zie në Komunën e Suharekës.