Sukseset e Ministrisë së Financave me ministër Avdullah Hoti.

11.05.2017 23:21:23

 

Nga Avdullah Hoti

Te dashur miq,

Gjate vitit 2016, ATK ka mbledhur 386 mil euro, qe eshte 52 mil me shume se nje vit me pare apo 16%. Kemi falur 216 mil euro borxhe, kemi fiskalizuar mbi 2,300 biznese.

Kemi reformuar shërbimet për tatimpagues. Në raportin e të bërit biznes të Bankës Botërore, Kosova ka përmirësuar rangimin ndërkombëtar për 34 pozita në fushën e pagesës së taksave, nga pozita 77 në pozitën 43. Si rezultat i këtyre reformave, është përmirësuar perceptimi i bizneseve për ATK-në. Reformat kryesore përfshijnë: (i) deklarimi online për 100% të Deklarateve Tatimore; (ii) ofrimi online i shërbimeve administrative tatimore, që shkurton koston dhe kohën e kryerjes së shërbimeve në zyrat e ATK-së; (iii) njohja e shpenzimeve të trajnimit si pjesë e pakos së fundit fiskale, e cila ulë barrën tatimore për bizneset që investojnë në ngritjen e kapacitetit të fuqisë punëtore.

Reformat që po ndërmerren gjatë këtij viti përfshijnë: (i) digjitalizimi i plotë i shërbimeve administrative tatimore, ku shumë shpejt pritet të fillojë lëshimi i certifikatave tatimore online për bizneset; (ii) avansimi i procesit të rimbursimit të TVSH-së bazuar në analizë risku, duke targetuar periudhë maksimale kthimi prej një muaj; dhe (iii) riorganizimi i procesit të kontrollit 100% bazuar në risk për të minimizuar koston kohore nga kontrolli tatimor.

Ne videon ne vijim mund te ndiqni nje insert te shkurter per rezultatet e punes ne ATK gjate vitit 2016.