Sulm i rrejshëm i ISIS-it në Pragë nga protestuesit e anti-imigrimit

23.08.2016 11:14:54

Turistët tmerrohen pasi është inskenuar një sulm i rrejshëm i ISIS-it në Pragë nga protestuesit e anti-imigrimit.

Një grup njerëzish kanë luajtur rolin e ushtarëve të ISIS-it në qendër të Pragës, të cilët kanë shkaktuar terror dhe zemërim pas zotërimit të armëve të rrejshme derisa bërtisnin ‘Allahu Akbar’,

shkruan DailyMail.

Xhihadistët e rrejshëm shëtitën rreth sheshit të vjetër, në kryeqytetin e Çekisë, të dielën me një automjet Humvee, së bashku me një dele.

Turistët e tmerruar, përfshirë edhe fëmijë, vrapuan për sigurinë e tyre kur ata shkaktuan të shtëna të rrejshme mes turmave, transmeton KosovaPress.