Sulm kibernetik në Maqedoninë e Veriut ndaj dokumentarit “Trimat e Kumanovës”

14.05.2020 13:34:40

Emisioni investigativ Top Story denoncon sulmin kibernetik ndaj dokumentarit “Trimat e Kumanovës” që i të datës 12 Maj, ku trajtoi betejën e 9 Majit 2015 në Kumanovë.

Menjëherë pas shfaqjes së dokumentarit, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, është bllokuar aksesi i kësaj video. Qindra qytetarë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut kanë dërguar mesazhe në redaksinë e Top Story për këtë problematikë.

Njoftimi i plotë:

Sulm kibernetik ndaj dokumentarit “Trimat e Kumanovës”

Emisioni investigativ Top Story, në dokumentarin e së martës 12 Maj, trajtoi betejën e 9 Majit 2015 në Kumanovë, ku gjatë një përleshje mes një grupimi të sh-ushtarëve të UÇK-së dhe forcave speciale maqedonase u shkrumbua totalisht Lagja e Trimave, e banuar kryesisht nga shqiptarët.

Menjëherë pas shfaqjes së dokumentarit, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, është bllokuar aksesi i kësaj video. Qindra qytetarë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut kanë dërguar mesazhe në redaksinë e Top Story për këtë problematikë.

Fillimisht kjo video u bllokua që të mos shihej nga asnjë qytetar i Maqedonisë së Veriut, ndërsa më pas është bllokuar vetëm për shfaqjen e dokumentarit nga profili i faqes Top Story në Top Story.

Sipas informacioneve, raportohet se nga IP të ndryshme, është bërë një sulm i organizuar duke i bërë “Report” dokumentarit të Top Story për të pamundësuar aksesin në Youtube në Maqedoninë e Veriut, nga faqja e Top Story në Top Channel.

Sulmi i paprecedentë duket se fsheh shqetësimin e madh për informacionet e forta që u publikuan në atë dokumentar lidhur me vdekjen e dyshimtë të luftëtarëve shqiptarë por edhe policëve maqedonas, sipas një skenari të shërbimeve sekrete të Maqedonisë së Veriut.

Ne ftojmë qytetarët, që të shohin dokumentarin duke hyrë direkt në kanalin e Youtube dhe të kërkojnë me titullin “Trimat e Kumanovës”. Vetëm në këtë formë mund të shihet për momentin, deri sa ky problem të zgjidhet nga webmasterat tanë.