Sulm me armë në një shkollë në Brazil, tetë të vrarë

13.03.2019 16:54:03

Një televizion brazilian ka njoftuar se të paktën tetë persona janë vrarë në një shkollë fillore në qytetin brazilian të Sao Paulos, ku dy njerëz janë parë duke hyrë në ndërtesë dhe duke gjuajtur me armë zjarri.

Sipas televizionit brazilian “Globo”, në mesin e viktimave janë pesë fëmijë, një person i rritur dhe dy sulmuesit që besohet se janë adoleshentë. Policia dhe organet tjera të emergjencës nuk kanë dhënë hollësi për sulmin.

Një dëshmitar i paidentifikuar ka deklaruar për një gazetë braziliane se e ka parë një person duke gjuajtur me armë zjarri në oborr të shkollës dhe duke hyrë brenda saj në kohën kur aty ishte duke u zhvilluar procesi mësimor, shkruan “The Guardian”.