Sulm me armë zjarri në Londër, raportohet për viktima

24.08.2016 23:32:32

Policia e Londrës ka raportuar për të shtëna të shumta me armë zjarri në lindje të Londrës, ku raportohet se ka edhe viktima, numri i të cilëve nuk bëhet ende i ditur.

Shërbimet e emergjencës kanë rrethuar një pjesë të një rruge në New Cross, në jug lindje të Londrës, pas të shtënave me armë, raporton Sunday Express, transmeton Indeksonline.

Policia londineze konfirmoi se sulmi ka ndodhur në New Cross Road në ora 20:15 të mërkurën në mbrëmje.

Foto nga skena tregojnë një veturë dhe një furgon të policisë të cilat kanë rrethuar vendi ku janë raportuar të shtënat me armë.