Sulm me thikë në Mitrovicë

02.04.2017 11:40:06
Dy persona janë arrestuar në Mitrovicë pasi i kanë sulmuar me thikë dy persona tjerë. Kjo është konfirmuar Policia e Kosovës.

“Janë  arrestuar dy te  dyshuar meshkuj K/Shqiptar pasi që te  njëjtit  pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar me thikë dy viktimat  meshkuj K/Shqiptar. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa  te dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.