Sulm me thikë në Vjenë, plagosen tre persona në mes të qytetit

08.03.2018 00:12:58

Një sulm me thikë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në qendër të Vjenës.

Siç raportojnë dhe mediat e huaja mësohet se autori ka qëlluar më thikë tre pjesëtarë të një familjeje (babanë, nënën dhe vajzën e tyre).

Sulmuesi është larguar nga vendngjarja dhe forca të shumta policie kanë rrethuar gjithë qytetin për të kapur autorin.

Ngjarja ndodhi në orën 19:45 në zonën Nestroyplatz, pranë një restoranti japonez.

Sipas dëshmitarëve okularë, përpara sulmit agresori është grindur me 3 personat.

Tre të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spital.