Sulm natën mbi një teatër. Monument kulturor, Teatër simbol, tempull gati njëshekullor

17.05.2020 23:57:41
Sulm natën mbi një teatër. Monument kulturor. Teatër simbol, teatër kryeqyteti, vatër arti, simbol i jetës artistike, tempull gati njëshekullor.
Nga Mario Bellizzi
Mbrëmë në Tiranë ndodhi një sulm policor, sulm tipik si mbi një celulë teroriste. Me reparte speciale, me gaz lotsjellës, me armë, me përqëndrim masiv forcash. Një turp. Një demonstrim force ndaj një objekti kulturor… Shenjë historike e jetës shpirtërore teatrore të Tiranës.
Kjo nuk ka ndodhur as kur ishim nën mbretin, as nën pushtim, nën Duçen.. nën fashizëm, apo nazizëm. As nën komunizëm. Komunizmi të vriste, të fshinte, të shembete dhe ditën për diell.
Jo si policët e Leshit.
U demonstrua forca e shtetit me fadroma mbi një ndërtesë me tulla, me fibra, mbi një ndërtim të brishtë njëshekullor. Mbi një tempull.
U demonstrua forcë me policë, me skafandra, me kobure, me maska, me shkopinj, me gaz lotsjellës, u rrahën, u dhunuan, u hoqën zvarrë, u rrasën në qelitë e burgut artistet gra, aktorët, aktivistët e shoqërisë civile.
Turp turp, turp, turp …
Sadik Bejko
€€€€€€___€€€€€______€€€€€€€€€€€€€€€
Ismail Kadare a “profoundly dissident” writer who led a “collaborationist life”. (Robert Elsie)
Por PLUS nga nje kujtim gazetar
….. ..
Ismail Kadare rreth Teatrin Kombëtar
… kryebashkiaku Veliaj e përshëndeti shkrimtarin e madh shqiptar, i cili në një botim libri kishte theksuar nevojën për një teatër të ri dhe se godina aktuale nuk është gjë tjetër veçse një ndërtesë e përkohshme, që pushtuesit italianë e kishin sajuar për zbavitjen e ushtarëve.€€€€€€€€€€€€€€€€€€€€€€