Sulm në një shkollë në Kaliforni, dy të vdekur dy të plagosur (Live)

10.04.2017 20:22:11

Në një shkollë të mesme në San Bernardino në Kaliforni, një sulmues i panjohur ka shtënë me armë në drejtim të nxënësve, ku si pasojë kanë humbur jetën dy nxënës dhe dy tjerë janë plagosur, raporton Daily Mail.

Zëdhënësja e policisë në San Bernadinos, ka konfirmuar se sulmuesi kishte shëtitur nëpër shkollë dhe më pas kishte filluar të gjuaj në drejtim të nxënësve, por tani për tani nuk ka ndonjë informacion lidhur me sulmuesin e as për viktimat, transmeton Telegrafi.

Para shkollës janë mbledhur një numër i madh njerëzish, në mesin e të cilëve ka edhe prindër të nxënësve që gjendeshin në ato momente brenda shkollës.