Sulm në Pakistan, mbi 70 të vdekur

16.02.2017 21:52:17

Në një sulm kamikaz të ndërmarrë në një tyrbe në rajonin Sind, në jug të Pakistanit, kanë humbur jetën të paktën 70 persona dhe janë plagosur 150 të tjerë.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e policisë së rajonit Sind, mësohet se si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në tyrben e Lal Shahbaz Kalandar, një prej dijetarëve sufi në qytetin Sehvan Sherif, kanë humbur jetën mbi 70 persona dhe janë plagosur 150 të tjerë, nga të cilët shumë prej tyre janë në situatë kritike për jetën.

Nga ekipet e shëndetësisë bëhet e ditur se një pjesë e të plagosurve janë dërguar në qytetin Karaçi.