Sulm vdekjeprurës në një xhami në Pakistan

16.09.2016 18:25:55

Një sulmues vetëvrasës ka hedhur veten në erë në një xhami në Pakistan, duke vrarë së paku 19 veta.

Sulmi ka ndodhur gjatë faljes së Xhumasë në qarkun fisnor Mohmand, në kufi me Afgansitanin.

Së paku 24 veta janë plagosur.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e a marrë ende asnjë grup, edhe pse sulme të ngjashme në rajon ka kryer grupi Tehreek-i Taliban Pakistan.

Ushtria e Pakistanit është duke sulmuar militantët e këtij grupi në zonë qysh në vitin 2014.