Sulmi me bombë i la tre ushtarë të vdekur në Somali

16.02.2020 15:45:18

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë, për këtë sulm me bombë në Somali që i lëndoi edhe katër të tjerë.

Së paku tre ushtarë kanë mbetur të vdekur, pasi makina e tyre që po lëvizte sot në periferi të kryeqytetit Mogadishu, është qëlluar me bombë

“Ky shpërthim ishte si pasojë e një eksplodimi skaj një rruge, që kishte shënjestër automjetin ushtarak, që transporton ushtarë. Janë tre të vdekur dhe katër të tjetër të lënduar”, thuhet në raportin e policisë.

Derisa nuk ka të dhëna shtesë, është bërë e ditur se policia e ka rrethuar zonën dhe po bënë hetime lidhur me shpërthimin.

Lidhur me këtë shpërthim, ende nuk e ka marrë përgjegjësinë asnjë grup, por al-Shabaab që është në lidhje me al-Kaedan, ka kryer sulme të shumta në Somali gjatë viteve të fundit.