Sulmi ndaj Nikollës, Spiropali: Vajza si kamikaze, u përdor për shou

18.11.2016 16:00:20

Elisa Spiropali, e cila ndodhej pranë ministres Lindita Nikolla, në momentin që studentja i hodhi salcën në kokë, ka reaguar në lidhje me incidentin. Sipas Spiropalit, kjo është një dhunë e pashembullt prej njerëzish të pabesë që zënë pritë dhe qëllojnë pas shpine, ndërkohe që as në Kanun nuk lejohej t’i bëje pritë një gruaje.

“As ne kanun nuk lejohej t’i zije pritë një gruaje

Isha e pranishme dhe s’jam ndjerë kurrë më keq! Kjo nuk është as shaka, as protestë, po quhet dhunë. Një dhunë e pashembullt prej njerëzish të pabesë që zënë pritë dhe qëllojnë pas shpine, ndërkohe që as në Kanun nuk lejohej t’i bëje pritë një gruaje! Dhe nëse ajo vajza që qëlloi Linditën si një kamikaze që nuk i përket asnjë feje, asnjë krahine, asnjë ideje, po vetëm një celule që e përdori për shoë, mund të falet, se është një e mjerë që s’di se ç’bën, edhe më e pështirë është mbështetja që një burrë zamani, malësor antishtet, antiligj dhe antikanun, njëfarë Sali Berisha, i bën një pafytyrësie të tillë! Kjo është për fat të keq opozita që kemi, një çetë njerëzish të dëshpëruar që bëjnë gjëra të dëshpëruara!” shkruan Spiropali në Facebook.