Sulmi në Francë/ Reagon Meta: Pranë tyre në përballjen me këto akte barbare që synojnë të mbjellin frikë e terror

29.10.2020 20:25:14

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas sulmit të përgjakshëm në Nicë të Francës, ku në një kishë, tre persona humbën jetën pas një sulmi me thikë.

Me një shënim në facebook, ai shprehet i tronditur nga sulmi, ndërsa i shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimave.

Meta dënoi sulmin, ku tha se solidarizohet me popullin e autoritetet franceze, në përpalljen me “këto akte barbare që synojnë të mbjellin frikë e terro”

Postimi i plotë:

Shumë i tronditur nga sulmi i sotëm terrorist në Nisë.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave dhe shërim sa më të shpejtë të gjithë të lënduarve.

Dënoj me forcë sulmin dhe solidarizohem me popullin mik francez, Presidentin Macron, si dhe me autoritetet franceze në përballje me këto akte barbare që synojnë të mbjellin frikë e terror.