Sulmi në Gjermani, MPJ jep numrin kontaktues për kosovarët atje

07.04.2018 18:40:20
Pas raportimeve se në qytetin Munster të Gjermanisë ka pasur sulm, ku pati edhe viktima, MPJ e Kosovës ka dhënë një numër kontaktues për të gjithë qytetarët që jetojnë ose janë në këtë qytet. Por, ende nuk ka informacione zyrtare nëse ka pasur ndonjë qytetar të Kosovës të përfshirë në këtë sulm.

“Qytetarët e Kosovës që jetojnë apo sot kanë qenë në Münster, për çdo nevojë për ndihmë të kontaktojnë Konsullatën e Kosovës në Frankfurt në këtë numër telefoni: +4917668149736. Misionet konsullore të Kosovës në Frankfurt dhe në të gjithë Gjermaninë do të jenë në shërbim të tyre”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Në Munster sot një person goditi me makinë njerëzit, duke shkaktuar disa të vdekur e të lënduar.