Sulmi në Suedi, arrestohet një person; të paktën 4 të vdekur

07.04.2017 22:08:19

Një terrorist i dyshuar është arrestuar nga autoritetet suedeze dhe ka marrë përgjegjësinë për sulmin e ndodhur në Stokholm. Ai u arrestuar nga policia disa orë pas ngjarjes tragjike.

Më herët policia kishte arrestuar edhe 2 persona të tjerë, si të dyshuar për ngjarjen. Personi i tretë arriti të arratisej, duke u kthyer në njeriun më të kërkuar në Europë.

Policia bëri publike foton e një burri që mbante veshur një xhaketë jeshile, bluzë gri me kapuç dhe këpucë të bardha, por tha se ai ishte thjesht një i dyshuar.

Disa pjesë të sheshit qëndror të Stokholmit u rrethuan nga policia dhe zona e evakuua, përfshi stacionin kryesor të trenave. Të gjitha linjat e trafikut të metrove u ndalën me urdhër të policisë, sikurse u mbyllën edhe zyrat qeveritare.

“Suedia është sulmuar. Gjithçka në dinamikën e ngjarjes na bën të mendojmë se ishte një sulm terrorist”, tha kryeministri Stefan Lofven, gjatë një vizite në pjesën perëndimore të vendit. Ai u kthye menjëherë në kryeqytet, nga sa raportohet.

Forca policore dhe personeli i shërbimeve të emergjencës shkuan në vendngjarje, aty ku gjurmë të gjakosura gome treguan edhe itinerarin e përshkruar nga kamioni në “Drottninggatan”, apo “Rrugën e Mbretëreshës”.

Kamioni ishte vjedhur teksa bënte furnizimin e një lokali me birra në këtë rrugë, tha Marten Lyth, zëdhënës i “Spendrups Breëery”. Një person i maskuar u ngjit në kabinë, ndezi kamionin dhe nisi ta ngiste në drejtim të këmbësorëve.

Policia njoftoi orët e vona të mbrëmjes se 4 persona kishin ndërruar jetë dhe 15 ishin plagosur. Sipas agjencisë kombëtare të lajmeve “TT”, mes të plagosurve është edhe shoferi i kamionit, i cili u përpoq të ndalonte agresorin.