Sulmi në xhami, babai mbulon me trup të birin 2-vjeçar

17.03.2019 15:29:18

Një djalë dyvjeçar u shpëtua nga sulmi terrorist i Zelandës së Re nga babai i tij, i cili e mbuloi të birin me trupin. Zulfirman Syah ishte në xhaminë Linwood, në Christchurch me të birin e tij Averroes për lutjet kur supremacisti i bardhë Brenton Tarrant filloi të hapte zjarr.

Shtatë persona u vranë në këtë xhami nga Tarrant pasi ai dyshohet se vrau 42 persona në xhaminë tjetër, pranë Al Noor. Brave Zulfirman mori disa plumba në trupin e tij, por arriti që të mbrojë të birin. Vogëlushi pësoi vetëm disa plagë të lehta nga ky sulm i përgjakshëm, por babai i tij  për ndërhyrje kirurgjike.

Gruaja e Zulfirman,  Alta Marie tha për mediat:- “Burri e mbrojti djalin tonë gjatë sulmit në Qendrën Islame Linwood, gjë që e bëri atë të merrte shumicën e plumbave dhe lëndime të shumta. Tani ai po kurohet në spital dhe po e merr veten. Është i lumtur që djali shpëtoi”.