Sulmohen fizikisht dy pjesëtarë të policisë në Graqanicë

02.09.2018 12:46:50

Dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës të komunitetit serb janë sulmuar fizikisht në Graqanicë, nga dy qytetarë po ashtu nga komuniteti serb.
Sipas njoftimit të policisë njëri nga policët ka pësuar lëndime trupore.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/serbë, të cilët i kishin sulmuar dy zyrtarët policor në kryerje të detyrës zyrtare, meshkuj K/serb. Si pasojë e sulmit njëri nga zyrtarët policor ka marr lëndime trupor e më pas edhe tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.