Sulmohet ambasada ruse në Siri

28.12.2016 20:45:07

Ambasada ruse në Siri ishte përsëri cak i sulmeve terroriste, ka deklaruar departamenti i Informacionit dhe Ministria e Punëve të Jashtme ruse.

“Një bombë e cila për fat të mirë nuk shpërthej, ra në oborrin e kompleksit të ndërtesave administrative ruse. Një tjetër ra në afërsi të ndërtesës. Për neutralizimin e mjeteve të pashpërthyera u morën personat kyç”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme, transmeton lajmi.net.

Tutje, në deklaratë thuhet se këto janë provokime të ekstremistëve të cilët kundërshtojnë një zgjidhje paqësore të situatës në Siri. Me këtë veprim është konfirmuar synimi i tyre për të vazhduar të mbjellin terror, të mbajnë atmosferë frike në mes të civilëve në kryeqytetin sirian.

“Sulmet e përsëritura në ambasadën ruse në Damask duhet të dënohen ashpër nga të gjithë ata që luftojnë kundër sfidave dhe kërcënimeve të terrorizmit”, thuhet në deklaratën e Ministrisë ruse.