Sulmohet fizikisht anëtari i Këshillit zgjedhor

15.10.2017 19:27:20

Vendvotimi u ndalë për gjysmë ore Në Segllarcë të epërme, në vendvotimin 20/52 në Maqedoni ka ndodhur një incident, ku pas një zënke verbale është sulmuar fizikisht një anëtar i këshillit zgjedhor.

Kryetarja e vendvotimit, Artane Sinani tha se nga mëngjesi deri në pasdite votimet kanë shkuar në rregull, derisa tha se rreth orës 15:00 një person nuk ia kishte dhënë anëtarit letrën e njoftimit, me ç’rast kishte ndodhur edhe zënka e pastaj edhe incidenti.

Ajo më tutje tha se vendvotimi u ndalë për gjysmë ore.