Sulmohet me gaz edhe selia e PD-së, ja çfarë po ndodh…

11.05.2019 22:31:38

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë mundur të shpërndajnë protestuesit nga Parlamenti, ndërsa sasia e madhe e gazit që është hedhur ka rënduar situatën në të gjithë zonën.

Sikundër raportohet, me gaz është mbuluar edhe selia e PD-së, duke bërë të paprecedent një rast të sulmit ndaj një selie të partive politike në vend.

“Protestuesit janë jashtë perimetrit të Parlamentit. Policia ka hedhur aq shumë gaz helmues, saqë qëndrimi në oborr dhe në godinë është i vështirë.

Ftojme mediat ta verifikojme vetë situatën e paprecedentë të sulmit me gaz të selisë së PD”, thuhet në një njoftim të shpërndarë nga PD.