Sulmoi seksualisht një grua, arrestohet i dyshuari

30.03.2019 13:20:27
Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person pasi kishte sulmuar seksualisht një grua.

Viktima nga fshati Marmull i Gjakovës kishte raportuar ngjarjen në Polici vitin e kaluar, njofton Klan Kosova.

“Më 29.03.2019 është arrestuar i dyshuari që ka qenë në kërkim policor dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.