Sulmojnë dhe shpifin për LDK-në!

30.07.2019 22:27:49

Nga Besart Dreshaj

LDK është partia e parë, është parti serioze, shtetformuese dhe vizionare. Është parti e cila ka vlera të përbashkëta me boten demokratike të civilizuar. Është e besës, është e sakrificës dhe e suksesit. Është parti e cila e donë Kombin, Shtetin dhe Qytetarët e saj në mënyrë më të mirë dhe më të drejtë.

E kritikojnë sepse është pengesë në planet e tjerëve të dëmshme për shtetin. E shajnë sepse të tjerët nuk arrinë të jenë si LDK-ja. E disa që më parë ishin në LDK e sot kanë mbetur rrugëve, normal e ofendojnë sepse nuk janë lejuar ta shkatrrojnë LDK!

Pavarësisht këtyre sulmeve, shpifjeve, manipulimeve që vijnë nga këta rival, konkurrent, ziliqar dhe dashakqinjë të LDK-së, LDK po bëhet edhe më e fort, më e madhe, më e sigurt drejtë fitores në zgjedhjet e ardhshme. Populli e dinë se me LDK ndërtohet shtet i shëndosh ku qytetari jeton lirshëm pa frikë dhe pa mërzi. Zoti e bekoftë LDK dhe Kosovën!