Sulmon me sëpatë dy klientë pa kurrfarë arsye

09.01.2017 16:47:16

Si çdo ditë tjetër kamerat e sigurisë në një dyqan po filmonin gjithçka që po lëvizte brenda hapësirës së vëzhguar, kur befasisht ndodh një ngjarje horror.

Deri dy po bënin shoping në një supermarket në Australi, një kliente tjetër pa kurrfarë arsye i sulmon më sëpatë duke tentuar t’ua presë kokat, transmeton Telegrafi.

Në video shihet një bionde duke mbajtur një sëpatë të gjatë në duar, dhe duke pritur momentin e përshtatshëm për t’i sulmuar klientët që kishin shkuar në supermarket për t’i blerë gjësendet e tyre.

Fillimisht ajo shihet duke iu afruar një burri me të cilin fillimisht bisedon, por pas disa sekonda i vërsulet me sëpatë në fytyrë.

Por derisa ai përplaset për tokë nga goditja e fortë, biondja nuk ndalet me kaq pasi të njëjtën gjë e bën edhe më një grua të cilën gjithashtu e godet duke e përplasur me fytyrë për tokë.

Sipas policisë viktimat janë jashtë rrezikut për jetë edhe pse kanë pësuar lëndime trupore, derisa e arrestuara nuk kishte dhënë ndonjë arsyetim lidhur me sulmin.